Foto ilustruese

Kronikë

OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë për 7 orë ditën e nesërme në Tiranë, ja cilat zona do të mbesin pa drita

28 Maj 2021, 20:59| Përditesimi: 28 Maj 2021, 21:00

  • Share

Disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike për 7 orë ditën e nesërme. Me një njoftim për mediat, OSHEE bën me dije se për shkak të investimit për rikonstruksionin e kabinave,  nesër do të punohet në një nga kabinat e NST Farkë gjatë intervalit kohor 09:00-16:00.

Për pasojë do të mbesin pjesërisht pa energji elektrike Sauku i Ri  dhe të gjithë bizneset në segmentin e  rrugës së Elbasanit, nga Shkolla e Policisë deri te zona e quajtur Karburanti i vjetër.

Gjithashtu pa energji do të jenë pjesërisht dhe rrugët:

 Rruga "Enver Preza",  rruga "Shaqir Palushi" ,rruga "Ramazan Bregu, rruga "Grigor Gjika", rruga "Arif Hasko", rruga "Hamide Dalipi"

Rruga "Selim Jegeni", rruga "Danish Jukniu"

Komento

Komente

  • Lui: 29/05/2021 00:36

    Bobooo.., cfare emra rrugesh?! Asnje nuk i njeh dhe askush nuk e di se cili ka qene kontributi e ketyre emrave ne komunitet ne qytet, apo ne Shqiperi..!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?