Oscars 2023/ Rihanna mori pjesë për herë të parë por nuk e fitoi çmimin! Këngëtarja magjeps me performancën e saj (VIDEO)

13 Mars 2023, 09:01| Përditesimi: 13 Mars 2023, 09:04

  • Share

Një nga paraqitjet më të përfolura në Oscar të këtij viti ishte ajo e Rihannës , pasi ylli i popit mori pjesë për herë të parë.

Këngëtarja shtatzënë ishte në garë për statujën e artë në kategorinë e këngës më të mirë origjinale të filmit, por fituesja e madhe e kësaj kategorie ishte kënga indiane Naatu Naatu nga filmi RRR.

Megjithatë, Rihanna ishte një yjet e Hollivudit që “magnetizoi” më shumë se çdo tjetër interesin e shtypit të huaj, si për pamjen e saj mbresëlënëse, ashtu edhe për interpretimin e “Lift Me Up” të dëgjuar në “Black Panther: Wakanda Forever”.

Kënga është rikthimi i saj i parë, pas 6 vitesh mungesë dhe për pak sa nuk i solli statujën e parë të artë.

Rihanna u ngjit në skenë, këndoi dhe “magjepsi” me zërin e saj Dolby Theatre miliona shikues në një nga performancat e saj të rralla live.

 


Lajmi kryesor:

Oscars 2023/ Michelle Yeoh shpallet aktorja më e mirë: Ëndrrat bëhen realitet! Bëhet gruaja e parë aziatike që fiton këtë çmim


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?