Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore

OSBE përshëndet mbledhjen e 'Zgjedhores': Mos zvarrisni më këtë proces, është jetik për vendin

6 Maj 2020, 19:46| Përditesimi: 6 Maj 2020, 19:48

  • Share

Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore paraditen e sotme është përshëndetur nga OSBE-ja duke e cilësuar një veprim të duhur dhe me rëndësi për vendin. OSBE nxit të gjithë aktorët politik të bashkëpunonin për një reformë gjithëpërfshirëse  dhe që ky proces të mos zvarritet pas ka rëndësi jetike për integrimin e vendit.

"Gëzohemi që shohim rifillimin e punës për reformën zgjedhore. I nxitim të gjithë aktorët politikë të ecin përpara e të mos e lënë të zvarritet këtë proces të rëndësishëm", shkruan OSBE.

Reforma Zgjedhore dhe mbyllja e saj është një nga kërkesat e BE për të ecur para me proceset integruese të vendit, ndërsa opozita ka bërë një prapaktheu të fortë pas thirrjes së ambasadorit të BE-së në Shqipëri Luigi Soreca që të rikthehen në tryezën e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore. Për këtë PD dhe LSI i dërguan një letër PS-së dhe Rudina Hajdarit për mbledhjen e Këshillit Politik, ndërsa Damian Gjiknuri pranoi dhe mbledhja e radhës do të zhvillohet ditën e hënë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?