Orteku bllokon rrugën e Thethit, nis puna për pastrimin e dëborës (VIDEO)

14 Dhjetor 2021, 10:05| Përditesimi: 14 Dhjetor 2021, 10:13

  • Share

Rruga që të çon në Theth është bllokuar nga një ortek. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije e orteku ka rënë mbrëmjen e djeshme në Qafë Thore, ndërsa ka nisur puna për pastrimin e dëborës.

"Në Qafë Thore po punohet me mjete borëpastruese  dhe me forca të shtuara  për pastrimin e një orteku që ka sjellë edhe bllokimin e rrugës puna do të vazhdojë pa ndalur derisa aksi të bëhet i qarkullueshëm për mjetet", njofton ARRSH.

Momentalisht nuk raportohet për probleme në të tjera akse rrugore në vend, teksa temperaturat e acarta kanë 'mbërthyer' vendin.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?