Juria dhe fituesit e fondit

Ormira Lulanaj dhe Artur Dauti, fitues të “Fondit të Librit me Ilustrime”

11 Dhjetor 2020, 17:23| Përditesimi: 11 Dhjetor 2020, 17:25

  • Share

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli fituesit e “Fondit të Librit me Ilustrime”. Juria e kryesuar nga Vladimir Myrtezai dhe anëtarët Gëzim Tafa e Ylljet Aliçka, shpalli fitues Lulanaj dhe Dautin:

Ormira Lulanaj, “Baladë për tim atë e për vete”, me motivacionin:

 “Për natyrshmërinë zanore në tingull, elementet e zgjedhura të figuracionit poetik dhe lirshmërisë vibruese të ngjyrës. Për këtë arsye rrëfenjat e saj nuk janë direkt përshkruese e në analizë të shpjegimit të tekstit, por vijnë si një paralel ideoemocional gati të pavarura nga teksti. Kjo është një lloj veçantie që u jep karakter dhe lëkurë të personalizuar ilustrimeve të saj.”

Artur Dauti, “Letra në ishull” me motivacionin:

“Për strukturën bashkëshoqëruese të vizualizimit të tekstit, duke i dhënë ritëm dhe aksion formës lëvizëse të të lexuarit. Ka një shtrat të parë e të tejrrahur në formë, duke e vendosur  ilustrimin në një traditë të hershme."

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?