Orkestrat frymore të rajonit në sheshet e Shkodrës, 6 formacione muzikore 'gjallëruan' fundjavën në 'djepin e kulturës'

7 Tetor 2023, 15:47| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 15:56

  • Share

Nga sheshet ku ishin vendosur një natë më parë, Orkestrat Frymore të Shkodrës, Durrësit, Beratit dhe Tivatit parakaluan në rrugët e qytetit për t'u bashkuar në sheshin kryesor  "Nënë Tereza".

Ritmet e përcjella i dhanë jetë dhe ngjyra kësaj fundjave në qytetin e Shkodrës dhe kjo u reflektua edhe tek të pranishmit.

Të gjitha bashkë si një trupë e vetme Orkestrat Frymore u bashkuan në sheshin para bashkisë ku ekzekutuan Marshin e Fiskulturistëve, vepër e Prenkë Jakovës.

Aktiviteti u përshëndet nga Kryetari i Bashkisë Benet Beci.

"Kjo është një eksperiencë e mirë e filluar që do ta vazhdojmë si traditë. Janë banda të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, nga Tivati , Berati , Durrësi dhe Shkodra. Do mundohemi ta forcojmë dhe ta rikthejmë edhe më shumë mikpritjen që kemi për muzikën. Mendoj që është një kombinim i mirë", tha Beci.

Mikpritja dhe mesazhi i bashkimit janë ndër treguesit e rëndësishëm të këtij manifestimi kulturor.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?