Orjola Pampuri zbulon se në fasoneri është punuar pa distancë! 'Te mbyllen...Pagat të jepen nga anulimi i inceneratorëve'

22 Prill 2020, 12:21| Përditesimi: 22 Prill 2020, 14:07

  • Share

TIRANË - Edhe këtë të mërkurë, Partia Demokratike kërkoi mbylljen e fasonerive dhe jo gjobitjen e tyre, nisur nga shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë ku numri i të infektuarve në disa fabrika këpucësh në Krujë është rritur, por edhe një rast i ri sot në Elbasan. Mbajtja hapur e fasonerive, sipas Orjola Pampurit, i ka kthyer fasoneritë në vatra të rrezikshme të infeksionit, ndërsa përgjegjëse për këtë situatë bën qeverinë. Megjithatë,Pampuri flet për 86 të kontaminuar, ndërkohë që zyrtarë të bashkisë Krujë thonë se janë 52.

Orjola Pampuri tha se ndihma ekonomike me paga minimale për 70 mijë gra dhe vajza që punojnë në bizneset fason në mënyrë që të mos falimentojnë, mund të vijë përmes "anullimit të pagesave për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

"Qeveria duhet të kishte mbyllur fasoneritë që në momentin e parë të shpërthimit të epidemisë. Ne ia kërkuam këtë, bizneset kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, por Edi Rama ka kundërshtuar me kokëfortësi, pa dhënë asnjë argument. Rezultati i kësaj vendimmarrje të gabuar është 86 persona të infektuar me koronavirus vetëm nga një kontakt që punon në një fasoneri në Krujë. Është e pandershme nga ana e Edi Ramës që  përdor dy standarde të ndryshme për të njëjtën situatë. Për sigurinë e vetes, të familjes dhe bashkëpunëtoreve të tij, Rama përdor komunikimin online, ndërsa mijëra gra e vajza, si dhe familjet e tyre i ka lënë nën terrorin psikologjik të infeksionit në vendet e punës. Ka vetëm një arsye pse Edi Rama është i gatshëm të luajë bixhoz me jetën dhe shëndetin e 70 mijë nënave dhe motrave. Ai nuk do që të sakrifikojë nga paratë që ndan me një grusht oligarkësh për disa koncesione korruptive. Anullimi i pagesave për inceneratorët,  Tiranës, Fierit dhe Elbasanit mbulon koston e pagesës minimale për 70 mijë gra e vajza të fasonerive. Ndihmon që virusi të mos përhapet dhe biznesi të mos falimentojë", tha Pampuri.

Orjola Pampuri e cila ditën e djeshme ishte në fasoneritë e Krujës së bashku me ish-deputeten Albana Vokshi, tha se nga ajo që panë dhe folën me sipërmarrësit dhe punonjësit është e pamundur të mos respektohet distanca. Kështu, nga kjo deklaratë kuptohet se përhapja e virusit nuk ka ardhur si pasojë e faktit që fasoneritë kanë qenë hapur, por për faktin që nuk janë respektuar standardet e kërkuara dhe nuk është ruajtur distancimi social mes punonjësve.

"Ne ishim atje, kemi parë kushtet, kemi biseduar me sipërmarrësit dhe me punonjësit. Është e pamundur që në një mjedis të tillë aq të vogël të ruhet distanca sociale dhe të respektohen standardet e kërkuara. Për ne është e rëndësishme që të ndërpritet zinxhiri i infektimeve. Që 18 personat e infektuar në Krujë, në Kurbin, në Shkodër, në Durrës e  kudo ku ka fasoneri të mos bëhen 28, 48 apo 248", tha Pampuri.

Në përfundim, ajo tha se "Partia Demorkatike do të ketë më vonë një denoncim tjetër ku sjell fakte të një skandali të madh e të rrezikshëm për shëndetin me tenderat sekretë".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • PAMPERSI PLEQVE: 22/04/2020 22:50

    Po kjo indjanja me profesjon Mjeke pse nuk e tregon veten që është megjith mënd në interes të publikut. Pse nuk e veshi përpajsen e batdh e të ndihmonte njërzit. Po ta bënte kjo pampersi pleqve ktë gjë atëhere respekti do ishte i pa diskutushëm. E çdo fjal e ksaj do besohej. Por çfar ti besosh ksaj mënxyre mashtruse që vetëm lef nat dit. Aman për ndihm kjo s'është. Po kjo ska faj fain e kan Idjotët e ler që ksaj i japin vot. E kto lloi Idjotësh e kan hallall ktë klas fundërrin politikanësh. I gëzofshin e i pafshin hajrin ktyre lloj paçavuresh si pampersi pleqve e sorollopi tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?