Oriz me të brendshme qingji nga zonja Vjollca

27 Nëntor 2020, 10:54| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 10:55

  • Share

Oriz me të brendshme qingji

Përbërësit:

800 gr- 1 kg të brendshme qingji

4 lugë gjelle vaj ulliri

3 qepë

1 filxhan çaji oriz

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Pastrojmë të brendshmet e qingjit dhe I japim një valë për 5 minuta e derdhim ujin dhe I vendosim përsëri për të zjerë në një tenxhere me pak kripë për 30 minuta. Ndërkohë në një tigan të thellë në 3-4 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën në kubikë deri sa ajo të zbutet dhe të marrë një ngjyrë të artë të karamelizura. Largojmë mëlcitë nga tenxherje dhe I presim në kubikë të vegjël I shtojmë në tiganin me qepë dhe vazhdojmë të kaurdisim së bashku për 5 minuta. Kullojmë lëngun e mëlcive dhe shtojmë në tiganin me qepë dhe mëlci. Lëngu nuk duhet të jetë mbi mëlcitë por baraz me të njëjtin nivel. Shpëlajmë mirë orizin dhe e shtojmë në tigan me përbërësit e tjerë rregullojmë shijen me kripë, piper dhe e lëmë orizin të ziejë për 10 minuta më pas shtojmë në tavë dhe e vendosim në furrë vetëm për 10-15 minuta të tjera dhe e shërbejmë të ngrohtë.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?