Oriz me perime nga zonja Albana

10 Prill, 12:16| Përditesimi: 10 Prill, 12:18

  • Share

Oriz me perime

Përbërësit:

  • 2 gota  oriz
  • 1 qepë mesatare
  • 1 kuti misër i konservuar
  • 1 kuti bizele e konservuar
  • 500 ml ujë
  • 2 lgj gjalpë
  • 1 lgj vaj
  • 1 gjethe dafine
  • Pak kerri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim qepën e grirë imët me pak gjalpë dhe vaj. Orizin e kemi shpëlarë mirë dhe e kaurdisim me qepën. Shtojmë erëzat dhe e lëmë 5 minuta të gatuhet me një gjethe dafine. Largojmë dafinën dhe shtojme perimet e konservuara të gatuhen  derisa të bëhet orizi me temperaturë të avashtë. Sipër shtojmë pak gjalpë dhe e servirim të ngrohtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?