Oriola Marashi

VIP & Spektakël

Oriola Marashi flet për 'rrugën e vështirë' të suksesit: Puna dhe vetvetja nuk të lënë asnjëherë në baltë, jam shembulli konkret

3 Nëntor 2021, 19:04| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 19:08

  • Share

Oriola Marashi është padyshim një ndër modelet më të bukura shqiptare, e cila tashmë ka depërtuar edhe në tregun ndërkombëtar. Bukuroshja brune ka pozuar edhe për Guess, por ka treguar se arritja e suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë për të.

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në Instagram, ajo ka treguar se ja ka dalë e vetme, pa mbështetjen e askujt, e madje veten e cilëson si 'shembullin e personit' që mbështetet vetëm te forcat e veta.

“Nuk mund të qahem. Unë kam standardin tim dhe me brande-t që kam punuar në Shqipëri para se të arrija të depërtoja jashtë vendit kanë qenë goxha të mira për një vajzë që punon dhe ia del e vetme pa mbështetjen e askujt. Kështu që goca: Puna dhe vetvetja nuk të lënë asnjëherë në baltë. Mos u mendoni që u zgjova një ditë të bëra dhe u bëra modele e Guess. Kam pasur shumë vuajtje, lodhje dhe bërryla për të arritur këtu. Por nuk u ndala kurrë. Unë jam shembulli konkret”, u shpreh modelja.

1/5
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?