Grida Duma dhe Ori Nebiaj

Ori Nebiaj lë botën e televizionit dhe futet në Kuvend, pranon mandatin e Grida Dumës

9 Nëntor 2022, 12:46| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 17:04

  • Share

TIRANË- Moderatorja Ori Nebiaj do të pranojë mandatin e deputetes. Pas largimit të Grida Dumës nga Kuvendi, Nebiaj si duket do të lërë angazhimet në botën e televizionit dhe do të futet në Kuvend. Lajmin e ka konfirmuar vetë moderatorja për gazetën ‘Panorama’.

Mandati i lënë nga Duma i kalon Nebiajt, pasi kjo e fundit në zgjedhjet parlamentare të 2021 siguroi 5606 vota preferenciale.

Një ditë më parë Duma dorëzoi në Kuvend kërkesën për lënien e mandatit. Duma tha se ka bërë gjithçka për bashkimin e partisë, si edhe që PD të vijojë të jetë një parti pro amerikane. Duma pritet t'i futet botës së televizionit dhe do të nisë një emision në Top Channel. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 09/11/2022 12:49

    O saleh,hiqja Lenës e veja Prenës....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?