Skuadra e Tiranës

Orges Shehi te Shkëndija, Tirana gjen trajnerin e ri brenda familjes

1 Qershor 2023, 18:48| Përditesimi: 1 Qershor 2023, 18:49

  • Share

Orges Shehit i ka mbaruar kontrata me Tiranën dhe aktualisht trajneri është në "të zezë". Duket se finalja e sotme e Kupës së Shqipërisë mes bardhebluve dhe Egnatias (19:00 në Elbasan) do jetë e fundit e durrsakut në stolin e Tiranës, me Shehin që duket se ka gjetur një akord me Shkëndijën e Tetovës.

Ende nuk ka diçka zyrtare, me Tiranën dhe presidentin Refik Halili që do tentojë t'i mbushë mendjen 45-vjeçarit për një rinovim. Nëse diçka e tillë nuk ndodh, bardheblutë e kanë gati emrin e zëvendësuesit.

Bëhet fjalë për Julian Ahmataj, trajnerin aktual të Tiranës U-17. Duket se emri i ri do zgjidhet nga brenda familjes. Ahmataj ka qenë pjesë e stolit të Tiranës në 2019, para se të largohej dhe ekipin ta merrte Egbo për ta nxjerrë kampion.

Kujtojmë se prej 27 janarit të 2021, Shehi është trajner i Tiranës në 109 ndeshje, duke fituar titullin kampion në 2021-22 dhe Superkupën në 2022-23.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?