Orges Shehi, trajneri i Partizanit

Orges Shehi nis nga puna, Partizani fazë përgatitore në Turqi! Mësohen kundërshtarët për dy miqësoret

29 Dhjetor 2023, 15:31| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 15:32

  • Share

Vetëm dy ditë më parë Partizani prezantoi Orges Shehin në stolin e skuadrës, me një kontratë 2.5 vjeçare. Trajneri durrsak ka nisur menjëherë nga puna, teksa nuk do ketë pushime për të kuqtë.

Megjithëse Shehi menjëherë pas prezantimit doli të stërvitje me të tijtë, kjo nuk ka mjaftuar dhe "Demat" do zhvillojë një mini-fazë përgatitore në Turqi. Më 2 janar 2024 ekipi do udhëtojë për në Turqi dhe do qëndrojë për një javë intensive.

Mësohet se të kuqtë kanë gjetur edhe dy skuadra për testet miqësore. Kampionët në fuqi të Shqipërisë do luajnë kundër azerbajxhanasve të Neftchi Baku dhe holandezëve të Volendam.

Në këtë mini-fazë, trajneri do ketë mundësinë të njohë gjendjen e lojtarëve për pjesën e mbetur të kampionatit. Kujtojmë se futbolli elitar në Shqipëri do rikthehet fundjavën e dytë të janarit (12-14 janar 2024).

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?