Orges Shehi ndryshon skemën, Tirana me pesë mbrojtës kundër Besiktas! Latifi dhe Abazaj në stol (Formacioni)

3 Gusht 2023, 11:55| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 13:40

  • Share

Tirana e Orges Shehit luan sot në 20:00 kundër Besiktas në "Air Albania". Dueli vlen për ndeshjen e kthimit në turin e dytë kualifikues të Conference League, teksa përballja e një jave më parë në Turqi foli për vendasit 3-1.

Nënkampionët e Shqipërisë kanë një detyrë të vështirë për të dërguar ndeshjen me shtesë, teksa në stadium do kenë përkrahjen e më shumë se 10 mijë tifozëve. Trajneri durrsak duket se do luajë më i kujdesur në këtë sfidë, duke projektuar një ekip me pesë në mbrojtje.

Me Dokën që mungon për shkak dëmtimi, Haxhiu do jetë në fashën e djathtë. Najdovski, Lulaj, Hoxhallari dhe Përgjoni plotësojnë prapavijën, me portën që mbrohet nga Selmani.

Mesi i fushës ka balotazh mes Lushkjës dhe Deliut, teksa Hila dhe Jonuzi duket se kanë një fanellë titullari. Në sulm pritet të jenë Hasani dhe Kaina. Kjo skemë lë në stol dy yjet e fazës së avancuar, Latifin dhe Abazajn.

Formacioni i mundshëm:

Tirana (5-3-2): Selmani; Haxhiu, Najdovski, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni; Jonuzi, Hila, Lushkja (Deliu); Hasani, Kaina Trajner: Orges Shehi

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?