Paratë e sekuestruara nga operacioni

Kronikë

Tiranë/ Organizonin lojëra fati, 6 në pranga, 2 nën hetim dhe një në kërkim! Sekuestrohen mbi 99 mijë lekë e lëndë narkotike kanabis

13 Nëntor 2021, 12:12| Përditesimi: 13 Nëntor 2021, 13:06

  • Share

TIRANË- Kontrollet për goditjen e lojërave të fatit kanë çuar në pranga 6 persona, 2 të tjerë janë vënë nën hetim dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Operacioni i zhvilluar në kryeqytet ka përfunduar me sekuestrimin e mbi 99 mijë lekëve, 10 aparateve celularë, 11 kompjuter e lëndë narkotike kanabis.

Konkretisht , në një lokal në rrugën “Xhanfizo Keko” është arrestuar pronari i saj F. K, 36 vjeç dhe klienti  J. M, 23 vjeç pasi u kap duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet celularit. Pikërisht në këtë lokal u sekuestruan edhe 99 mijë lekët.  

Në pranga ka rënë edhe 30-vjeçari B. H., i cili nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për të hapur derën e lokalit. Ndërkohë u shpall në kërkim qiramarrësi i lokalit në rrugën “Nikolla Tupe”, M. N, 29 vjeç. Në këtë lokal u sekuestruan 11 njësi kompjuterike, 6 aparate celular, 4 tavolina pokeri, 3 valixhe çipsa.

Ndërkohë janë arrestuar E. B, 26 vjeç, pasi në rrugën “Muhedin Llagami” në lokal, ushtronte lojëra fati dhe U. S, 40 vjeç, pasi u konstatua duke ushtuar lojërat e fatit nëpërmjet celularit. 40-vjeçarit iu sekuestrua celulari dhe një shumë parash.

Gjithashtu, janë vënë në hetim L. G, 46 vjeç dhe L. B, 27 vjeç, pasi në lokalet e tyre përkatëse, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet celularit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?