VIDEO/ 'Formula 1' në rrugën e Mulletit, policia ndalon dhe gjobit 11 drejtues automjetesh

16 Prill 2023, 17:24| Përditesimi: 16 Prill 2023, 18:58

  • Share

TIRANË- Një grup shoferësh e kishin kthyer rrugën e Mulletit në Tiranë në pistë garash. Përveçse organizonin gara shpejtësie në atë aks rrugor, ata publikonin edhe thirrje në rrjetet sociale për drejtues të tjerë që të bëheshin pjesë e këtyre garave.

Menjëherë pasi është vënë në dijeni, Policia Rrugore ka ndërhyrë dhe ka parandaluar zhvillimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.

Për këtë shkak u shoqëruan në komisariat 11 drejtues automjetesh, të cilët u gjobitën me gjoba që varionin nga 15 000 deri në 40 000 lekë të rinj. Krahas masave administrative për gara shpejtësie, për tre prej tyre, u vendosën masa dhe për xhamat e zinj të errësuar.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?