Organizonte lojra fati, arrestohet 18-vjeçari në Maliq! Dy pronarë lokalesh e pësojnë për masat anti COVID

21 Gusht 2020, 10:06| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 10:07

  • Share

Një 18-vjeçar i cili ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit në lokalin e tij në fshatin Zëmbak të Maliqit është arrestuar nga policia. Gjatë kontrolleve për respektimin e masave për koronavirusin është konstatuar se S. M., 18 vjeç, organizonte këtë veprimtari të paligjshme dhe për pasojë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 njësi qendrore, 1 printer termik dhe 1 makinetë lojrash fati pa dokumentacion.

Ndërkohë në dy fshatra të Maliqit, në Pirg dhe Vashtmi, u konstatuan 2 lokale në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Konkretisht në lokalin në pronësi të shtetasit K. Z., banues në Pirg dhe në lokalin në pronësi të shtetasit A. C., banues në fshatin Vashtmi, të cilët u konstatuan duke mos respektuar protokollet e sigurisë dhe duke iu shërbyer disa klientëve në ambientet e brendshme të lokaleve të tyre.

Për këtë arsye dy pronarët e lokaleve në fjalë janë gjobitur me 1 milionë lekë të reja gjobë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?