Foto ilustruese

Organizonte lojëra fati online në berberhane, arrestohet në flagrancë 41 vjeçari në Berat

15 Shkurt 2021, 09:15| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 09:30

  • Share

Arrestohet në Berat një 41 vjeçar, i cili akuzohet për organizim të lojërave të paligjshme të fatit.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se i ndaluar është shtetasi me iniciale D. E., banues në lagjen Çlirim. 41 vjeçari është kapur në ambientet e berberhanes së tij duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Njoftimi i policisë:

Organizonte lojëra fati, nëpërmjet celularit, në ambientet e punës, arrestohet në flagrancë pronari i berberhanes.

Sekuestrohet një aparat celular.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. E., 41 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, pasi është kapur në ambientet e berberhanes së tij duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?