Foto ilustruese

Kronikë

Organizonte lojëra fati në një lokal në Vlorë, në pranga 29-vjeçari

28 Korrik 2021, 13:01| Përditesimi: 28 Korrik 2021, 13:07

  • Share

Teksa kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimeve të kundraligjshme të lojërave të fatit vazhdojnë, policia e Vlorës ka identifikuar një rast dhe ka vënë në pranga një person.

Në një lokal në Novosel, të Vlorës gjatë një kontrolli rutinë, policia ka arrestuar 29-vjeçarin I.A, pasi organizonte lojëra fati.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pajisje elektronike që shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?