Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari në Malësi të Madhe (VIDEO)

28 Janar 2023, 12:47| Përditesimi: 28 Janar 2023, 12:52

  • Share

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Malësi të Madhe. Xhuljan Lumaj organizonte lojëra fati të paligjshme në lokalin e tij në fshatin Goraj.

Pas kontrollit të ushtruar nga policia iu gjendën tre makineri që përdoreshin për të luajtur lojëra fati, të cilat u sekuestruan nga policia.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?