Policia Fier

Organizonte festa duke shkelur masat anti-COVID, gjobitet me 3 mln lekë biznesmeni në Fier

23 Janar 2021, 10:41| Përditesimi: 23 Janar 2021, 10:43

  • Share

Një biznesmen në Fier është gjobitur me 3 milionë lekë pasi organizonte festa në lokalin e tij në kundërshtim me masat anti COVID të vendosura në Aktin Normativ të Qeverisë.

Policia e Fierit njofton se si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me 3 milionë lekë gjobë E. Sh, pronar i një subjekti Lounge Bar në Fier pasi është konstatuar duke organizuar event festiv.

"Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat antiCOVID për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët", thuhet në njoftim.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?