Celulari i përdorur nga 26-vjeçar M.M. për baste sportive

Organizonte baste sportive në lokalin pa leje, në pranga 26-vjeçari në Pogradec

23 Gusht 2022, 14:18| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 14:19

  • Share

Një 26-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi organizonte dhe praktikonte lojëra fati. M.M., banues në fshatin Blacë të Pogradecit përdorte një lokal brenda të cilit organizonte lojëra fati me baste sportive, biznes i cili ishte i paregjistruar në organet përkatëse.

Policia gjeti dhe sekuestroi si prova materiale 1 celular që dyshohet se përdorej për vendosjen e basteve sportive. Arrestimi i 26-vjeçarit u bë i mundur gjatë një operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit dhe aktivitetit të kundërligjshëm të organizimit të lojërave të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?