Poker në Laprakë

Organizonin lojëra ‘Poker’ në një lokal në Tiranë, në pranga 1 person, 3 hetohen në gjendje të lirë! Pronari i lokalit në kërkim

10 Shtator 2022, 14:56| Përditesimi: 10 Shtator 2022, 14:55

  • Share

Një person u arrestua, 3 po hetohen në gjendje të lirë e një është shpallur në kërkim pasi organizonin lojëra të paligjshme pokeri në një lokal.

Policia i kapi 4 qytetarët në flagrancë, në kohën kur po luanin poker në një lokal në Laprakë, ndërsa pronari i lokalit është në kërkim.

Kështu 38-vjeçari i arrestuar A. N., banues në Tiranë, akuzohet "Organizimi i lotarive të palejuara". Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit F. P., 37 vjeç, N. L., 29 vjeç, dhe F. L., 45 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në kërkim u shpall pronari i lokalit, 54-vjeçari 54 vjeç, për një serë veprash penale, si: "Organizimi i lotarive të palejuara", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", dhe "Punësimi i paligjshëm".

Si prova, policia sekuestroi 2 tavolina pokeri, çipsa, letra bixhozi si dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga organizimi i kundërligjshëm i lojërave të fatit. Rasti u identifikua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, gjatë operacionit policor i koduar "Dealer". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

Qeveria po shqyrton hapjen dhe formalizimin e basteve sportive online, por kjo nuk përfshin lojërat poker.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?