Organizonin lojëra fati, tre të arrestuar në Vlorë, një në kërkim (VIDEO)

16 Tetor 2022, 09:43| Përditesimi: 16 Tetor 2022, 09:48

  • Share

VLORË- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë Vlorë, pas një aksioni të zhvilluar për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Tre të arrestuarit u kapën në një lokal në lagjen “Osman Haxhiu”, i cili ishte përshtatur për vënien e lojarëve të fatit.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe pronari i lokalit Xhimi Llanaj, 39-vjeç. Ndaj tij rëndon akuza "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati të palejuara", "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Tre të arrestuarit janë identifikuar si Olsi Llanaj, 18 vjeç, Nertil Llanaj 38 vjeç dhe Eduart Veizaj, 51 vjeç.

Policia ka sekuestruar edhe 4 kompjuterë dhe 2 celularë që shërbenin për vendosjen e lojërave të fatit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?