Organizonin lojëra fati të paligjshme në Lezhë, dy në pranga

1 Gusht 2023, 14:38| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 14:40

  • Share

LEZHË- Dy persona janë arrestuar në Lezhë pasi organizonin lojëra fati të paligjshme, ndërkohë janë vënë nën hetim 12 persona që u kapën duke luajtur. Në pranga kanë rënë Arjan Nika, 38 vjeç, dhe Gazmir Karaj, 30 vjeç.

Ata i organizonin lojërat e fatit në ambientet e një lokali, në katin e dytë të një objekti trekatësh, në pronësi të 38-vjeçarit, në fshatin Rrilë.

Në kuadër të operacionit ‘Game Over’ u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tavolinë për lojën “Poker”, letra dhe çipsa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksiomit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?