Organizonin lojëra fati në mënyrë të paligjshme, 5 të arrestuar në Tiranë

31 Janar, 08:55| Përditesimi: 31 Janar, 08:59

  • Share

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona të cilët organizonin lojëra fati në mënyrë të paligjshme.

Në kuadër të operacionit ‘Shady snake’ u arrestuan shtetasit R. J., 25 vjeç, B. M., 36 vjeç, M. F., 38 vjeç, K. B., 30 vjeç, dhe Q. Sh., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte të vëna në dispozicion për organizimin e lojërave të fatit, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.     

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besi: 31/01/2024 09:56

    Kjo do te thote se nuk funksiono as me monopol shteteror si thote braqe po vetem me koncesion ne qendra sportive shumesporteshe. Ketyre mire tu behet qe nuk i cojne leket te shtepia po i lene fejsbukesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?