Foto ilustruese

Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohet një 24 vjeçar dhe procedohet penalisht pronari në Tiranë

21 Shtator 2020, 12:24| Përditesimi: 21 Shtator 2020, 12:26

  • Share

Policia ka arrestuar në flagrancë 24 vjeçarin me iniciale B. J., banues në Tiranë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e palejuar të lojërave të fatit.

Gjithashtu u procedua penalisht edhe pronari i lokalit në bulevardin “Ramush Haradinaj”, 25 vjeçari O. D. (R)., banues në Tiranë, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara dhe “Mbajtja pa leje e municionit “.

Sipas informacioneve, 25 vjeçari kishte vënë në dispozicion lokalin e tij për organizimin e lotarive të palejuara, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?