Bastet në telefonat e të arrestuarve

Organizonin lojëra fati dhe vendosnin baste sportive online, arrestohen 3 persona në Tiranë

7 Shkurt, 12:25| Përditesimi: 7 Shkurt, 12:33

  • Share

TIRANË- Tre persona janë arrestuar nga policia pasi kishin përshtatur ambientet e disa lokaleve për organizimin e lojërave të fatit.

Në pranga kanë rënë A. A., 30 vjeç, R. J., 46 vjeç, dhe M. A., 54 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Në telefonat e tyre u gjetën linqe të cilat i përdornin për vënien e basteve sportive online, veprimtari e jashtëligjshme.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 celularë ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?