Foto ilustruese

Akuzohet për vrasjen e burrit të motrës në 2022, ekstradohet në Itali 30-vjeçari që u arrestua në Lezhë (Emri)

17 Janar, 15:14| Përditesimi: 17 Janar, 17:13

  • Share

Ekstradohet nga Shqipëria në Itali, 30-vjeçari Gëzim Gjini i cili akuzohet se organizoi në dhjetor të vitit 2022, në Itali, vrasjen me mjet prerës, të bashkëshortit të motrës së tij.   

8 muaj pas vrasjes së kunatit të tij, 30-vjeçari u arrestua në Lezhë, në muajin gusht të vitit 2023, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Infra Atlas”, i cili në atë periudhë zhvillohej paralelisht në disa shtete dhe koordinohej nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion.  

"Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Shqipëria në Itali, shtetasi  G. GJ., 30 vjeç, banues në Lezhë", njofton policia.

Gjini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Velletri, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, për të cilën Kodi Penal i Italisë parashikon deri në 30 vjet burgim. Pas vrasjes së kunatit më datë 13 dhjetor 2022, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë në Rocca Priora, Itali, Gjini ishte fshehur në Shqipëri dhe u arrestua më 12 gusht një kafene në aksin rrugor Lezhë-Milot.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?