Foto ilustruese

Organizoi disa herë muzikë live në lokalin e tij, arrestohet një 45-vjeçar në Krujë për thyerjen e masave anti-COVID

20 Dhjetor 2020, 11:19| Përditesimi: 20 Dhjetor 2020, 14:42

  • Share

KRUJË - Një 45-vjeçar u arrestua nga policia në Krujë për thyerjen e masave anti-COVID.

Mësohet se 45-vjeçari me iniciale K.L., në mënyrë të përsëritur ka organizuar muzikë live në lokalin e sitj pas orarit të përcaktuar për mbylljen e këtij aktiviteti.

Ai është gjobitur 2 herë më parë për këto lloje organizimesh në kundërshtim me masat anti-COVID atë vendosura për ndalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Policia gjithashtu njofton se K.L. banues në Milot është dënuar më parë për 'vrasje me dashje' e mbetur në tentativë.

 

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • andros: 20/12/2020 12:58

    ikni arrestoni Filipin e Lostit se pernate ben organizime deri ne 2 te mjesit. mos u merrni me fukarenjt e krujes por me pasunaret e tirones (ata qe pagujn shefat dhe patrullat)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?