Organizmat e modifikuara gjenetikisht
në pjatë: Janë rrezik apo përfitim ?

6 Nëntor 2013, 14:46| Përditesimi:

  • Share
Organizmat e modifikuara gjenetikisht, në pjatë: Janë rrezik apo përfitim ? Ekspertët e Bashkimit Ndërkombëtar të Konsumatorëve, hapin një debat mbi organizmat e modifikuara gjenetikisht, të cilat tashmë me dashje ose jo, janë pjesë e tryezave tona çdo ditë. Komentet dhe analizat në fakt, duhet të vijnë më teper nga shkenca se sa nga ideologjizmat, por gjithsesi konsumatorët janë të ftuar të japin opinionin e tyre në lidhje me këtë cështje. 

Organizmat e modifikuara gjenetikisht ( OMGJ ) janë bërë argument diskutimesh të ashpra. "Ekzistojnë në fakt mendime mjaft të kundërta në opinionin publik, të bazuara mjaft shpesh mbi aspekte ideologjike, të cilat nuk mbajnë parasysh pothuajse fare elemente të njohjes shkencore", deklaron Massimiliano Dona, sekretar gjeneral i Bashkimit Ndërkombëtar të Konsumatorëve.

Shpesh qëndrimet janë aq ekstreme, saqë harrohet një rrethanë thelbësore: Shpesh ushqyerja jonë është e bazuar në më shumë se 50% mbi produkte importi, ku shumë prej tyre janë OMGJ, dhe prej kësaj përqindjeje nuk mund të përjashtohet asnjë rrezik për shëndetin e njeriut.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?