OECD

Organizata ekonomike ul perspektivën e rritjes globale për shkak të luftës në Ukrainë

8 Qershor 2022, 14:45| Përditesimi: 8 Qershor 2022, 14:56

  • Share

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka ulur ndjeshëm parashikimet e saj të rritjes globale për vitin 2022, duke paralajmëruar se “bota do të paguajë një çmim të rëndë për luftën e Rusisë kundër Ukrainës”.

OECD tani pret që rritja globale të jetë 3% në 2022 nga 4.5% në parashikimin e saj të dhjetorit dhe të mbetet me ritëm të ngjashëm për vitin 2023.

"Projeksionet e inflacionit tani janë gati 9% në vendet e OECD në 2022, dyfishi i asaj që ne kishim parashikuar më parë," tha kryeekonomisti dhe zëvendës sekretari i përgjithshëm i OECD, Laurence Boone, duke shtuar se "shkalla në të cilën rritja do të jetë më e ulët dhe inflacioni më i lartë do të varet nga mënyra se si evoluon lufta, por është e qartë se më të varfërit do të goditen më fort.”

Parashikimi është në përputhje me Bankën Botërore, e cila tha dje se pret që rritja globale të jetë 2.9% në vitin 2022.

Ndër vendet e G20, OECD pret që Britania e Madhe të goditet më së shumti në vitin 2023, përveç Rusisë, duke parashikuar se vendi do të ketë rritje zero në 2023, pas rritjes me 3.6% në 2022. 

Boone bëri thirrje për bashkëpunim global për të shmangur një krizë ushqimore. 

“Sot, bota po prodhon mjaftueshëm drithëra për të ushqyer të gjithë, por çmimet janë shumë të larta dhe rreziku është që ky prodhim të mos arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë. Bashkëpunimi global është i nevojshëm për të siguruar që ushqimi të arrijë tek konsumatorët me çmime të përballueshme, veçanërisht në ekonomitë e tregut me të ardhura të ulëta dhe në zhvillim,” tha Boone.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?