Marash Kumbulla

Orët e fundit të merkatos, Marash Kumbulla akord me klubin tjetër të Serie A

31 Janar, 11:34
  • Share

Marash Kumbulla dhe Sassuolo janë pranë një marrëveshje për të paktën një huazim deri në fundin e sezonit. Roma dhe mbrojtësi i Kombëtares duket se janë dakordësuar për një largim gjashtë mujor, me Marashin që kërkon minuta përpara Euro 2024.

23-vjeçari prej majit 2023 nuk ka luajtur për shkak të një lëndimi, ndërsa këtë fund janari duket se do lërë kryeqytetasit për të kaluar te Sassuolo. Sipas Sky Sport, veç huazimit Sassuolo është duke tentuar një blerje të Kumbullës, ose të paktën për ta lënë hapur si mundësi në verën e 2024.

Në prag të Kampionatit Evropian, aty ku Shqipëria u shortua në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, Kumbulla dëshiron një ekip ku të ketë hapësira edhe pas një lëndimi, çka do bënte që të merrte një ftesë nga Sylvinho, duke mos humbur mundësinë e dytë historike për të qenë me kuqezinjtë në një event madhor.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?