Viktor Orban

Orban: Brukseli nuk i sheh problemet reale të Evropës

21 Dhjetor 2023, 13:11
  • Share

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, deklaroi ditën e sotme (21 Dhjetor) se Brukseli nuk i sheh problemet reale në Evropë dhe se, prandaj, qëllimi i vendit të tij në zgjedhjet parlamentare evropiane është t’i “hapë sytë Brukselit”.

Orban tha se zgjedhjet evropiane janë në qendër të synimeve politike vitin e ardhshëm dhe se Brukseli po injoron problemet me të cilat përballen njerëzit në të gjithë Evropën, jo vetëm në Hungari.

Ai thotë se qëllimi i Hungarisë në zgjedhjet e ardhshme evropiane është të “bëjë liderët evropianë të aftë për të korrigjuar gabimet që kanë bërë gjatë këtij viti", raportojnë mediat e huaja.

Sipas Orban, pakti i ri i BE-së për migracionin do të dështojë dhe derisa Evropa të vendosë për lëvizjen e bërë nga Hungaria, që ata që duan të hyjnë në territorin e bllokut duhet së pari të paraqesin një kërkesë dhe të presin jashtë BE-së për atë kohë, asnjë rregullore që futet nuk do të ketë sukses.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?