Viktor Orban

Orban bojkoton seancën e parlamentit për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO

5 Shkurt, 17:00| Përditesimi: 5 Shkurt, 17:34

  • Share

Partia qeverisëse e Hungarisë, Fidesz ka bojkotuar një seancë të parlamentit të thirrur nga opozita për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, edhe pse një grup ambasadorë perëndimorë mbërritën në ndërtesë për të kërkuar një votim.

Për muaj të tërë, kryeministri hungarez, Viktor Orban , u premtoi vazhdimisht homologëve të tij brenda NATO-s se vendi nuk do të ishte i fundit për të nënshkruar anëtarësimin e Suedisë, raporton The Guardian.

Por Orban refuzoi premtimin kur Turqia ratifikoi ofertën suedeze muajin e kaluar, duke e lënë Hungarinë të vetme duke penguar pranimin e Stokholmit.

Udhëheqësi hungarez më pas i premtoi publikisht sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg , se do t’i kërkonte parlamentit të “përfundonte ratifikimin në rastin e parë të mundshëm”, vetëm që të braktiste gjithashtu këtë premtim duke mos u paraqitur në një seancë të iniciuar nga opozita e vendit me synimi i votimit për pranimin e Suedisë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?