Emmanuel Macron

‘Orakulli’ Macron, si e gjeti ‘në kokë’ presidenti francez rezultatin e ndeshjes Francë-Poloni dhe emrat e golashënuesve

5 Dhjetor 2022, 09:52| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 10:12

  • Share

Presidenti i Francës e ka gjetur saktë rezultatin e ndeshjes së mbrëmshme, Francë-Poloni, në të cilën Franca ka shënuar tre gola kundër skuadrës kundërshtare. Madje, Emannuel Macron ka parashikuar saktë edhe lojtarët golashënues.

Kampionët e botës në fuqi fituan ndaj polakëve me rezultatin 3-1, ku përmendim golin e Giroud dhe dy golat e tjerë nga Mbappe. Polonia e fitoj golin e saj nga Lewandoëski.

Në një intervistë për “Le Parisien” botim i ditës së shtunë, pra një ditë para ndeshjes Francë-Poloni, presidenti Macron, bëri parashikimin e rezultatit dhe tha që ndeshja do përfundojë më rezultatin 3-1 për Francë dhe golat do shënohen nga Giroud dhe Mbappe, pa harruar të parashikoj edhe golin e Polonisë.

 “Lewandowski do të shënojë një gol, Mbappe ose ndoshta Giroud gjithashtu, ku ky i fundit dëshiron të bëjë histori”, ka thënë Macron në intervistë për “Le Parisien”.

 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?