Ora e mësimet mes Shahinit dhe ambasadores Kim, nga prezantimet në anglisht te hobet e tyre

14 Prill 2020, 10:32| Përditesimi: 14 Prill 2020, 16:16

  • Share

Një orë e veçantë mësimi është zhvilluar sot për nxënësit e anglishtes, të cilët në RTSH-shkollë ndoqën një bisedë të ministres Shahini me ambasadoren e SHBA Yuri Kim. Në fillim ora nisi duke zhvilluar një bashkëbisedim interesant e prezantues, i cili kishte në fokus përdorimin e pyetjeve në anglisht.

Më tej ministrja nënvizoi se momentalisht po punohet shumë për organizimin e mësimit online dhe leksioneve arsimore në televizion. Në lidhje me këtë, Ambasadorja Kim u shpreh se ka dëgjuar mbi programin RTSH-Shkollë dhe kjo ishte edhe arsyeja pse donte t’i bashkohej.

Biseda më pas u orientua në prezantimet e tyre dhe në fund hobet personale. Ministrja Shahi u shpreh se i pëlqen të pikturojë, ndërsa ambasadorja Kim deklaroi se hobi i saj është leximi dhe piano.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?