Ermonela Jaho

Kultura

'OPUS CLASSIC 2021', Ermonela Jaho vlerësohet me çmimin e madh në Gjermani

28 Qershor 2021, 18:00| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 18:03

  • Share

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, është shpallur së fundmi fituesja e çmimit të muzikës vokale për vitin 2021, për OPUS CLASSIC 2021.

Lajmin e ka dhënë vetë sopranoja përmes një postimi në rrjete sociale teksa ka falenderuar të gjithë ata persona të cilët e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj.

“Koha per te ndare disa foto nga cmimi dhe koncerti gala. Flm ICMA per nderin dhe flm “Opera Rara” per punen e mrekullueshme te ekipit. Dua gjithashtu te falenderoj Lichtenstein oer mikpritjen dhe dhe disenjueset e fustaneve te mia Enada At’Nikolla Mirela Nurce dhe B&B Couture. Nje veper arti ka shpesh shume autore megjithese mban emrin e nje personi te vetem . Flm per mbeshtetjen…”, ka shkruar ajo

Sopranoja shqiptare ishte nominuar si këngëtarja e vitit për OPUS CLASSIC 2021 për vokalin në albumin e ri të saj “Anima Rara”. "Anima Rara”, albumi debutues i Ermonela Jahos, eksploron muzikën e mbështetur nga Rosina Storchio, një nga sopranot lirike më karizmatike të epokës së verizmit. Në “Anima Rara” Ermonela interpreton 14 arie, të cilat në një orë e 10 minuta sjellin muzikën klasike më të vlerësuar në botë.

OPUS KLASSIK është çmimi i ri për muzikën klasike në Gjermani që synon promovimin e muzikës klasike dhe vlerësimin e artistëve. Jaho ndërkohë është fituesja e një sërë konkursesh ndërkombëtare. Më 1997, “Giacomo Puçini” në Milano; 1998, “Spontini” në Ankona; 1999, “Zandonai” në Rovereto;  më 2000 merr çmimin e artistit më të mirë lirik në Festivalin e Weksfordit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?