Opozita solidarizim me qeverinë, Haradinaj kritika Kurtit: Pse zgjodhe Lajçak dhe Borrell për dialogun?

28 Shtator 2023, 14:00| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 14:06

  • Share

1695902474_hara.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalimin e tij në seancën e Kuvendit, ka dënuar sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës duke ia lënë fajin Serbisë dhe ka kritikuar Kurtin duke thënë se ishte ai që kishte prishur raportet me SHBA. 

Haradinaj tha se nëse do ta kishte pranuar marrëveshjen e SHBA-së, ata nuk do të kishin pasur përballje me terroristët serbë, për arsye se ata do ta kishin Amerikën si krahun e tyre të djathtë. Ai shtoi se Kosova do të ishte në proçes e sipër për anëtarësimin e saj në NATO.

Fjalimi i Plotë i Haradinaj:

“Po të implementohej marrëveshja e arritur, Kosova do ta kishte të nënshkruar partneritetin për paqe. Dy vjet përpara i kam dërgu letër Kurtit, presidentes Osmani edhe ja ku është dita kur duhet me i folë këto. Ua kam kërku, mbështetnu te Uashingtoni për marrëveshje. Kryeministri Kurti e ka zgjedhur të kundërtën, Borellin dhe Lajçakun, dhe i ka ikë Uashingtonit, i ka prishë marrëdhëniet me ta, dhe e ka prishë besimin me ta. Pse zgjodhi Kurti Borellin dhe Lajçakun dhe jo Uashingtonin ju lutem para dy vjetësh? Sikur Kurti, Osmani e Konjufca ta kishin zgjedhur Uashingtonin dy vjet më herët, do ta kishim marëveshjen për njohje me Serbinë. Sikur ta pranonte planin e amerikanëve për tabela në veri do ta kishim veriun e integrum dhe nuk do të kishim përballje me terroristët, do ta kishim partneritetin për paqet të nënshkrum dhe Kosovën në proces të anëtarësimit në NATO. Do të patrullohej vija e gjelbër e kufirit me Serbinë, me KFOR-in dhe me policinë tonë dhe sot nuk do të kishte mundësi asnjë terrorist me e kalu kufirin dhe me e rreziku Kosovën”, tha Haradinaj.


Lajmi kryesor:

Kuvendi i Kosovës rezolutë kundër Serbisë: Hetim ndërkombëtar për sulmin në Banjskë! Vuçiç kërkon tërheqjen e policisë nga veriu: Të vazhdojmë dialogun


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?