Konferenca e shtypit mbi skandalin e fshehur pastaj nga Syri

Opozita selektive e Syrit: Fshin lajmin mbi akuzat e Rithemelimit mbi skandalin e Burrelit. Kë po mbrojnë?

25 Shkurt, 18:28| Përditesimi: 25 Shkurt, 18:33

  • Share

Një investigim i Shqiptarja.com nëpërmjet inteligjencës artificiale, zbuloi pak ditë më parë se opozita e Rithemelimit është shumë selektive. Duke ndjekur një standard të çuditshëm të dyfishtë, u zbulua se 80% e ministrave (dhe shumica e oligarkëve) shpëtojnë nga kritikat e Sali Berishës dhe, si rrjedhojë, të Syrit, portalit të familjes. Por tani zbulohet një fenomen i ri: Syri censuron edhe skandalet e denoncuara nga Rithemelimi, me qëllim të qartë për të mos dëmtuar disa ministra. Është rasti i akuzave te bëra nga Rithmelimi dy ditë më parë gjatë një konference për shtyp, dhe që fillimisht është paraqitur edhe te Syri me titullin: "Mijra banorë të Burrelit dhe rrethinave pa ujë të pijshëm. 14 milion euro për ujësjellësin u shndërruan në shatërvan". Çuditërisht, pas disa orësh lajmi i Syrit u fshi, siç mund të verifikohet në këtë link, ndërsa vazhdon të jetë i pranishëm në faqen e internetit të Rithemelimit (shih linkun).

Çfarë interesave po i shërben Syri? Dikush ka paguar për të fshirë lajmin dhe për të fshehur skandalin? Dhe pse një portal që pretendon të mos ketë konflikte interesi dhe të bëjë një opozitë pa kompromise, pranon të negociojë me dikë për të fshirë një lajm, duke arritur ta censurojë edhe linjën e familjes Berisha? Interesat në lojë duhet të jenë shumë të forta: Janë edhe politike apo thjesht financiare?

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 25/02/2024 21:11

    Syri Tv prona e sy peshkaqenit me lekët e gjakut të Gërdecit. Familja sali bajga familje hajdute kriminele.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?