Opozita qartësohet për zgjedhjet, aleatët e Bashës në listat e PD! Në diskutim numri i kandidatëve

7 Janar 2021, 14:38| Përditesimi: 7 Janar 2021, 18:40

  • Share

Teksa afatet ligjore të regjistrimit të formacioneve politike për zgjedhjet e 25 prillit po ngushtohen, panorama sesi Opozita e Bashkuar do të shkojë në zgjedhje duket se po qartësohet.  Partitë e vogla aleate të selisë blu po artikulojnë tashmë publikisht arritjen e marrëveshjes me Lulzim Bashën, për të shkuar në zgjedhje me një listë të kryesuar nga Partia Demokratike dhe LSI do të dalë me listën e saj.

“Ne jemi në fazën më të mirë. Kemi pasur shumë takime dhe besoj që në javën tjetër do të konkretizojmë formulën finale. Ne grupi opozitar i partive, 5 partive që kemi qenë më parë në parlament i jemi bashkangjitur listës së PD-së. Kjo është një çështje e mbyllur. Tani do caktohen vetëm numrat dhe vendet. Deri tani mendohet që LSI do të dalë me siglën e vetë, por akoma nuk është zyrtare. Është një çështje mes PD-së dhe LSI-së. Ne kemi bërë një marrëveshje me PD-në si 5 parti të vogla. I takon PD-së që këtë marrëveshje që ka bërë me ne, ta ndjekë ose jo me LSI-në” – tha Shehi.

Ajo që mbetet tashmë për të finalizuar plotësisht marrëveshjen, është numri i kandidatëve që partitë e vogla do të përfshijnë në çdo qark dhe pozicioni i tyre në lista, pra nëse emrat e tyre do të jenë të renditur në zonën e sigurt të listës.

"E para PD ka nevojë sot për të pasur koalicion, se sot çdo subjekt politik si brenda dhe jashtë koalicionin ka nevojë për të njëjtin numër votash. E para si është të maksimizojmë votat dhe mendoj që ka nevojë për 2 koalicione, në qarqe të caktuara duhet të shikojnë veprime të përbashkëta. Koalicioni ndërtohet mbi parime, jo mbi pazare. PD ka një peshë parlamentare në bazë të kësaj ndërtohet, marrëveshja qark për qark, sa peshë ka, PR ka në Tiranë, ka pasur një mesatare 8-10mijë vota. Dhe më pas do vijmë të emrat dhe kemi ndërtuar një gjuhë komunikimi të drejt. Të hënën PR do të nxjerrë emrat për Tiranë, pastaj do të ecim në takimet në qarqe për kandidatë në qark më qark. Opozita shqiptare duhet të organizohet, duhet të ketë emrat, nga marrëveshja në parim duhet të dalim te emrat konkretë. Kjo është rruga e dytë që duhet definuar", tha Mediu.

Marrja e këtij vendimi, shpesh i konsideruar i vonuar bëhet bazuar në përllogaritjet e opozitës sesi mund të arrijnë rezultatin maksimal, teksa nuk përjashtohet mundësia që në disa prej zona zgjedhore me numër të ulët deputetësh,  PD e LSI të bashkojnë  forcat dhe të dalin me një listë unike kandidatësh.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tre mosketjerët: 07/01/2021 18:39

    Shikoni kta moskjeterët Shqiptar : IDJOT Nard Ndoka , Dopjo rakia me paçe derri Dash gabzheri 1 dopjo me jahu, Jevgjit Fatmir kriminel hajdut Mediu, Malavitja Agron Duka kshu e ka quajtur kryekrimineli salmut, Antishqiptari Dule ta ngule. E kta fëlliqsira duan të drejtojn Shqiprin siç e drejtuan për 30 vjet o pik e zez çi ka gjet Shqiptarët me kta rrot karët.

    Përgjigju
  • robi: 07/01/2021 17:00

    Po ky Fatmir Gerdeci inshalla ka futur ne liste ne zonen e Korces Myrvete pazen se e ka pas mbajt ne krah te djathte para 3 vitesh, s'po e shohim me apo u plak dhe Myrvetja e shkrete,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?