Opozita përplaset për partinë në Kuvend, Basha i thotë Bardhit: Je pjesë e aleancës së kullave e nongratave! I përgjigjet deputeti: Ke marrë 2 kate 'Lion Residence'

5 Tetor 2023, 16:03| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 21:34

  • Share

Përplasja mes ish dy bashkëpunëtorëve të ngushtë, Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit, që pak javë më parë u zhvendos edhe në Kuvend, por me mikrofonë të fikur, këtë të enjte, (5 tetor 2023) devijoi në akuza të rënda publike ndaj njëri tjetrit.

Të dy, shfrytëzuan foltoren e Kuvendit, për të akuzuar njëri tjetrin për aleanca të fshehta.

Përplasja mes tyre, që nisi pasi Lulzim Basha kërkoi që Kuvendi të njohë atë, dhe jo Gazment Bardhin kryetar grupi, u shtri edhe te deputetët që i përkrahin.

Të dy, shfrytëzuan foltoren e Kuvendit, për të akuzuar njëri tjetrin për aleanca të fshehta.

Lulzim Basha: Nëse keni vendosur në kulisat tuaja të errëta të aleancave të kullave e non gratave, dilni e kini guxim, e thojuni shqiptarëve se jeni pjesë e asaj aleance”

Gazment Bardhi: ‘Të jem i sinqertë u emocionova shumë me këtë aleancën e kullave. Ne fakt parafolësi është i vetmi që muajin e fundit ka marrë dy kate në një kullë.

Lulzim Basha: Shpifësit gojë çorap pisët që janë çuar e çohen këtu, ata që natën firmosin për kulla dhe ditën sulmojnë PD për llogari të Ramës. Nuk na e mbyllin dot gojën me shpifjet tuaja 64 katëshe.

Jashtë kuvendit, ashpërsuan akuzat për përfitime.

Lulzim Basha: "Është një shpifje e pastër e shkollës berishiste, vjen nga një njeri që dje sulmonte babin e Zenit dhe sot është bërë avokati i babait të zenit dhe aleancës së kullave. Familjarët e mi çdo transaksion e kanë transparent ndryshe nga aleanca e kullave dhe avokati tyre i ri Gaz Bardhi"

Gazment Bardhi: Familjarët e zotit Basha janë e vetmja aleancë me kullat. Sot janë pronarë të dy kateve në kullën më të shtrenjtë të Tiranës, Lion Residence. Sa i takon kullës 64 kate nuk kam shkuar unë në garazhdet e apartamentit të pronarit për ti kërkuar ndjesë por zoti Basha.

Përplasja mes tyre, që nisi pasi Lulzim Basha kërkoi që Kuvendi të njohë atë, dhe jo Gazment Bardhin kryetar grupi, u shtri edhe te deputetët që i përkrahin.

"Përdorni pengjet, ushtarët e Taulantit" tha deputeti Flamur Noka, mbështetës i Bardhit

 "Duhen mbajtur fjalët I dashur miku im Flamur se ndodh që atij që i thua peng për 6 muaj merr e bën kryetar grupi pastaj" tha deputeti Kreshnik Çollaku, mbështetës i Lulzim Bashës.

Një reagim për pretendimin e Lulzim Bashës se njohja e Gazment Bardhit kryetar grupi i PD, vjen si pasojë e një aleance të fshehtë, e patën edhe vetë socialistët.

"Zotit Lulzim i erdhi goja në kuvend dhe I erdhi hidhur. Hallin nuk e ka as tek Kushtetuta as tek Kuvendi por tek shtëpia e tij" tha Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali.

"Ju jeni në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit pikërisht që të bëni atë që keni bërë në Kukës e në Shkodër. Të përçani opozitën dhe të sundoni përmes përça e sundo" replikoi Basha.  

Prej javësh dilema se kë do të njohë përfundimisht Kuvendi në krye të grupit parlamentar të PD, ka pushtuar seancat plenare, duke zhvendosur debatin nga shqetësimet e qytetarëve në shqetësimet e brendshme të luftës për karrige në PD.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?