Rudina Hajdari

Opozita parlamentare bojkoton Komisionin e Ligjeve: Nëse mazhoranca vijon me këtë draft, ne nuk bëhemi pjesë

30 Shtator 2020, 12:15| Përditesimi: 30 Shtator 2020, 13:23

  • Share

Opozita parlamentare vendosi bojkotimin e Komisionit të Ligjeve mëngjesin e sotëm. Në një deklaratë, ata thonë se në atë komision nuk ka vullnet pozitiv nga mazhoranca për të realizuar reformën zgjedhore.

Ata shprehen se nëse mazhoranca do të vijojë të sjellë drafte që sipas tyre synojnë mbylljen e listave, ata thonë se nuk do të bëhen pjesë.

Deklarata e plotë:

Vendosëm ta bojkotojmë seancen e sotme sepse nuk shohim vullnet pozitiv nga mazhoranca për të realizuar atë reformë madhore për të cilën gëzojmë sot mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, pra hapjen reale dhe 100% të listave. Nëse mazhoranca do të vazhdojë në këtë rrugë, duke ardhur me drafte të cilat nuk synojnë hapjen e listave por mashtrimin e shqiptarëve, ne nuk do të bëhemi pjesë e kësaj loje të shëmtuar, le ta bëjnë vetë. E di që shumë qytetarë ndoshta edhe janë lodhur nga ky debat, dhe ky ndoshta është edhe qëllimi i kastës së vjetër politike, t'i lodhë qytetarët tej mase e më pas të bëjnë atë që kanë bërë gjithnjë, të gënjejnë, por kjo që po bëjmë është shume e rëndësishme jo per sot, por per 30 vitet e ardhshme. Na duhet qe ketij vendi ti rikthejme demokracine si nje mjet per te rritur mireqenien dhe zhvilluar ekonomine. Ne nuk dorezohemi.


Lajmi kryesor:

'Ligjet' shtyjnë diskutimet për listat e hapura! Opozita parlamentare bojkoton mbledhjen: Të diskutojmë edhe propozimin e PD! Gjiknuri: Përfundojmë punën sot, konsultimi nesër në Këshill


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?