Opozita paralajmëron protesta
Tritan Shehu: PD po punon fort

2 Nëntor 2017, 17:45| Përditesimi:

  • Share
Deputeti i PD, Tritan Shehu i ftuar në Report Tv paralajmëroi se opozita po përgatitet për protesta kundër qeverisë Rama. Ai u shpreh se marrëveshja e 18 majit Rama-Basha është mbyllur, ndërsa mund të ketë zgjedhje të parakohshme politike.

Marrëveshja është e mbyllur, ishte e vlefshme për kohën që u bë. Reforma zgjedhore është detyrim nga OSBE. Zgjedhjet politike mund të vijnë edhe para zgjedhjeve lokale, këtë e ka në dorë sovrani.

Sovrani shpesh herë të detyron, në mënyra demokratike. Duke shfrytëzuar rrugët, sheshet dhe të gjitha mënyrat demokratike. Nuk më të them sekrete, por PD është duke punuar fort” deklaroi ai.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?