Opozita çon në Kushtetuese tatimin për profesionet e lira, Tabaku: Taksimi i padrejtë, të shfuqizohet

28 Shkurt, 12:45| Përditesimi: 28 Shkurt, 16:43

  • Share

37 deputetë të opozitës depozituan një padi në Gjykatën Kushtetuese për ligjin për tatimin mbi të ardhurat, duke e konsideruar në kundërshtim me kushtetutën. Ndryshimet e bëra në këtë ligj dhe të miratuara gjatë vitit të kaluar, kanë bërë pjesë të sistemit të taksimit progresiv me fasha edhe 29 mijë profesionistë të lirë.

 

Opozita në padinë e bërë kërkon nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin e pikës 2 të nenit 24 ku parashikohen fashat 15% dhe 23% e tatimit të profesionistëve të lirë. Si dhe kërkohet shfuqizimi i fjalisë së dytë të germës D të nenit 69 ku përcaktohet tatimi i profesionistë që ofrojnë shërbime profesionale.

Pas depozitimit të padisë deputetja Jorida Tabaku tha se taksimi i kësaj kategorie është i padrejtë, dhe se gjykata kushtetuese duhet të ngrihet në nivelin që i takon dhe të bëjë një të mirë publike. Kurse deputetja Emilia Koliqi tha se i është bashkuar kësaj padie pasi godet shtresën e mesme duke e rënduar me taksa në vend që ta mbështesë.

"Shpresoj shumë që Gjykatat Kushtetuese të ngrihet në nivelin që i takon, dhe të mos caktoj precedentë që janë të rrezikshme për besueshmërinë e saj, e të jap  një vendim në të mirë publike, që në këtë rast shkon me shtresën e mesme.

I bëj thirrje kujtdo që do t’i bashkohet kësaj padie si palë, të jap mendimin e vet, nga institucioni i avokatit të popullit, e institucionet e tjera, që duan t’i bashkohen kësaj nisme të grupit parlamentar të PD. Ne besojmë tek forca që kanë institucionet dhe tek ligji, shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të mos zhgënjejë", tha Tabaku. 

Prej 1 janarit të këtij viti profesionistët e lirë që ofrojnë shërbime profesionale (26 lloje aktivitetesh, të ndara në 169 profesione) janë bërë pjesë e taksimit me fasha, dhe nuk trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim.  Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim.

Për ekspertët tatimi në mënyrë progresive i profesioneve të lira, krijon premisa për korrupsion, shkaktohen diferencime dhe diskriminim midis biznesit që deri në 14 milionë lekë nuk paguan tatim kundrejt një profesionisti.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besi: 29/02/2024 07:06

    goditet shtresa e mesme mbi 14 mln lek apo pastruesit e parave me doktorature, qe nuk miratojne hierarkine ne skemen e pagave te kushtetueses, hiquni plagjaturat dhe honoraret nese nuk u pelqen taksimi tabaku e co

    Përgjigju
  • Iris: 29/02/2024 01:45

    Jam dakord vetem per pjesen qe biznesi i vogel nuk tatohet kurse profesionet e lira tatohen po arriten tek 14 milioni,cdo arsye tjeter pse nje profesion i lire nuk duhet tatuar eshte pa baza.Te gjithe shtetasit e Shqiperise jane te barabarte para ligjit per sa i perket te drejtave e detyrimeve dhe kjo vlen dhe per taksat.

    Përgjigju
  • mergimtari: 28/02/2024 15:38

    Padia kerkon te vazhdoj "rumpalla".Formalizimi i ekonomise kerkon qe te gjithe te paguajne tatimin mbi fitimin.Profesionet e lira duhet te deklarojne me fature tatimor per cdo pune qe kryejne.

    Përgjigju
  • cuf dabjoni: 28/02/2024 13:41

    Nuk e kuptoj pse keta persona nuk duhet te paguajn tatim mbi te ardhurat personale deri sa fitojne...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?