Palët politike nuk arritën dot një marrëveshje brenda afatit, që vetë e kishin përcaktuar, 31 majin. Por pasi Ambasadorja e ShBA, Yuri Kim i kërkoi opozitës që të tërhiqen nga kushtet e reja, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kërkojnë që të mblidhen sërish nesër në orën 17:00.
Në kërkesën që dy përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare i bënë PS, thuhet se mbledhja ka për qëllim gjetjen e konsensusit, në mënyrë që kjo reformë të përmbyllet sa më parë.
Lajmi kryesor:
Dështimi i 'Zgjedhores'/ SHBA-BE-Britani i shkojnë në zyrë Bashës: Jo kushte të reja! Zbutet PD, kërkesë PS-së: Mblidhemi nesër prape
B.K./ReportTv.al