Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe Viktor Urban, Kryeministër i Hungarise

Opozita në Hungari kundër Nikolla Gruevskit, kërkojnë të arrestohet dhe ekstradohet në Maqedoni

15 Nëntor 2018, 08:45| Përditesimi: 15 Nëntor 2018, 09:14

  • Share

Një ditë pasi ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski iu pranua kërkesa për të marrë të drejtën e azilantit politik në Hungari, nga kabineti i kryeministrit Viktor Urban, duket se kjo nuk është pritur mirë nga partitë opozitare në vend, të cilat i kanë bërë thirrje qeverisë hungareze që të arrestojë dhe ekstradojë atë në Maqedoni.

Sipas mediave maqedonase përfaqësitë opozitare hungareze i kanë bërë së fundi thirrje qeverisë hungareze të arrestojë dhe sa më shpejt të ekstradojë ish-kryeministrin Nikola Gruevski, i cili ka kërkuar azil në Hungari.

Mësohet se përfaqësuesi i partisë opozitare hungareze “Jobbik” Adam Mirkocki, e ka cilësuar rastin si një “skandal” duke thënë se Gruevski është “kriminel i kërkuar” nga një vend ku nuk ka luftë dhe se ai nuk është i përndjekur mbi baza fetare apo politike, transmeton media Alsat Maqedonia.

Ndërkohë edhe partitë e majta në Hungari “Dialogu” dhe koalicionet Demokratike, kanë kërkuar që ish-kryeministrit të Maqedonisë Gruevskit ti refuzohet azili, dhe sa më shpejt ai të ekstradohet në vendin e tij. Përfaqësues i partisë opozitare “Dialogu”, Richard Barabash, është shprehur se vendi i Gruevskit është “prapa grilave”.

Nikolla Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonise bëri dy ditë më parë të ditur lajmin se është larguar nga Maqedonia , dhe ndodhej në Hungari ku ka kërkuar azil politik. Ndërkohë, pas kësaj kërkese mësohet se për Gruevskin policia ka shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar.

Nikolla Gruevski, akuzohet për rastin “Tanku” dhe mbi të rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës, pasi bleu gjatë kohës së qeverisjes së tij si kryeministër në Maqedoni,  një automjet  “Mercedes” me vlerë rreth 600 mijë euro.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?