Opozita kërcënon me sulm/ Shahini-drejtorëve: Bëjini gati shkollat për qendra votimi (DOKUMENTI)

27 Qershor 2019, 13:47| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 17:27

  • Share

TIRANË- Kur kanë mbetur edhe 3 ditë nga 30 qershori, Ministria e Arsimit ka nxjerrë një qarkore, ku i ka udhëzuar të gjithë drejtorët që të bëjnë gati shkollat për qendra votimi. Në dokumentin që mban firmën e ministres Besa Shahini, u kërkohet drejtorëve të shkollave që të heqin të gjitha materialet shkollore dhe të vënë godinat e tyre në dispozicion për zhvillimin e procesit të votimit në 30 qershor. 

Në pikën gjashtë të këtij dokumenti, theksohet se ky urdhër është i detyrueshëm për të gjithë, në të kundërtën do të merren masa administrative, deri në shkarkim nga detyra.

Në një kohë kur mazhoranca përgatitet për zgjedhje, opozita ka përgatitur një skenar për të bllokuar votimin. Kjo e fundit i ka qëndruar besnike dekretit të presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit, ndonëse Kolegji Zgjedhor e shpalli "nul" vendimin e kreut të qeverisë.

"1. Të sigurojnë pajisje materiale që nuk do të përdoren për datën e zgjedhjeve me qëllim mosdëmtimin e tyre
2.Të përgatisin klasat si qendra votimi sipas përcaktimeve të akteve nënligjore, të KQZ me qëllim të garantimit zhvillimit të një procesi normal të votimit.
3. Drejtoritë e Institucioneve Arsimore sigurojnë hapjen e të gjitha ambienteve dhe vënien në dispozicion të Policisë, KQZ-së, KZAZ-ve të insitucuineve arsimore të caktuara si qendra votimit"
, janë disa nga pikat kryesore të qarkores së Ministrisë së Arsimit për zgjedhjet lokale. 


Qarkorja e Ministrisë së Arsimit 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 28/06/2019 08:10

    I nderuar kryeminister:asnje leshim opozites,dhamb per dhemb me kto te pagdhenun.Populli te perkrah pa rrezerva.Opozita sot eshte ne pragun e "vdekjes".Ajo eshte egersu si bishe e plagosur rende mendon se eshte e fuqishme.Goditja e vrasja e kesaj bishe qetson "pyllin" nga kto egersina.Ne vecanti goditje te fuqishme ti jepet opozites ne Shkoder e detyrushme per nderen e kombit nga ai grupim partiak I punojsve te Bashkis Shkoder.Mprojtja e dinjitetit te shtetit shqiptar nuk ka si te neperkambet nga kto banda bashkiake kudo qofshin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?