Opozita e re gjen ‘strehë’ në listat e PS, PD e LSI! 5 deputetë në listat e socialistëve! Hajdari e Murrizi vijojnë betejën me partitë e tyre

9 Mars 2021, 20:45| Përditesimi: 9 Mars 2021, 21:03

  • Share

Në kërkim të një mandati të dytë, këtë herë të marrë nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve, janë edhe deputetët e opozitës së re, të cilët janë bërë zyrtarisht pjesë e garës elektorale të 25 prillit.

7 prej tyre kanë vendosur të strehohen në listat e partive të mëdha. Nga opozita parlamentare, në listën e PS do të garojë në qarkun e Tiranës Halit Valteri, ndonëse i renditur i 35, Nimet Musai është i mes kandidatëve të selisë rozë në Fier, Klajdi Qama në Berat, Enver Rroshi i 10 në Elbasan, ndërsa po listat e Tiranës renditet i 24 dhe Ylli Shehu.

"Doja të jem diku jo thjesht në një parti familjare që të jetë e mbyllur dhe të mos ketë vend për dikë tjetër por një listë që qytetarët në mbarë shqipërinë të kenë një votë preferenciale që të votojnë për kandidatin e tyre. Çdo njeri e ka të drejtën të votojë atë që don, nëse si bëj 10 mijë vota përse duhet të jem në parlament", tha Shehu.

Ndonëse kishin deklaruar se nuk e njihnin parlamentin dhe aq më tepër ata që tradhtuan kauzën e PD për djegien e mandateve e i pranuan ato, edhe PD përfshiu në listën e saj të Tiranës Korab Litën, të renditur të 34.

Edhe LSI renditi të katërtin në Berat Lefter Maliqin. Me partitë e tyre do të kandidojnë Rudina Hajdari e Nismës thurje, Myslym Murrizi me Lëvizja Demokratike e Shqipërisë dhe Andi Përmeti me Bindjen Demokratike.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?