Opozita e ndarë edhe për Kosovën! Basha kërkon interpelancë me Ramën: Qeveria pati qëndrime kontradiktore! Bardhi rezolutë

2 Tetor 2023, 13:15| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 14:54

  • Share

As çështja e Kosovës nuk ka arritur të bëjë bashkë Partinë Demokratike në parlament.  Ndonëse përgjatë ditëve, opozita ka kërkuar unifikim të qëndrimit të Shqipërisë me Kosovën, në Kuvend, palët brenda saj shkojnë me kërkesa të ndara.

Partia Demokratike zyrtare e Lulzim Bashës dorëzoi këtë të hënë kërkesën për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, për të sqaruar qëndrimet e Shqipërisë për sulmin e 24 shtatorit nga grupet terroriste në Banjskë të Zveçanit, e veçanërisht deklaratën e shefit të qeverisë disa ditë më parë për marrjen nën kontroll nga KFOR të Veriut të Kosovës.

“Nga qeveria shqiptare reagimet erdhën kontradiktore. Ndërsa nga një anë dënohej akti, nga ana tjetër hezitohej të thirrej në përgjegjësi për këtë akt Beogradi dhe Presidenti Vuçiç. Kryeministrit Rama injoron faktin se NATO e KFOR janë në Kosovë për të mbështetur pavarësinë e sovranitetin e saj dhe jo për t’a dëmtuar apo asgjësuar atë. Me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me qëndrimin zyrtar të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, hapat që parashikohen të ndërmerren dhe qëndrimet në raport me zhvillimet e pritshme në marrëdhëniet ndërshtetërore në Ballkan, kërkomë zhvillimin e një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama", thuhet në kërkesën e PD. 

Nga ana tjetër, në fund të javës së shkuar, Gazment Bardhi kërkoi miratimin e një rezolute, me qëllim unifikimin e qëndrimit me Kuvendin e Kosovës. Në rezolutë kërkohet të dënohet akti terrorist në veri, të vlerësohet puna e policisë së Kosovës dhe bashkëpunimi me KFOR, të mbështeten institucionet e Kosovës për të garantuar pluralizmin politik edhe në komunitetin serb, të konstatojë nevojën për hetim ndërkombëtar mbi sulmet si dhe t’i kërkojë qeverisë Shqiptare bashkëpunim me autoritetet e Kosovës.

Më poshtë kërkesa

Në datë 24 shtator 2023 në orët e para të mëngjesit një grup terrorist, në formacion dhe i uniformuar ushtarakisht, në Zveçan pranë Manastirit të Banjskës, sulmoi një patrulle policore të policisë së Kosovës duke vrarë një oficer policie, rreshterin Afrim Bunjaku, dhe plagosur dy të tjerë. Pas përgjigjes së policisë së Kosovës grupi strehohet në Manastirin e Zveçanit dhe prej aty pozicionohet në pozicion luftimi së bashku me një arsenal të konsiderueshëm armatimi, përfshirë mjete motorike e autoblinda ushtarake.

Pas nderhyrjes së nivelit të larte profesional dhe në koordinim me KFOR dhe Eulex, policia e Kosovës asgjësoi disa antarë të grupit terrorist, arrestoi disa të tjerë dhe detyroi pjesën tjetër të kthehet duke kaluar kufirin e duke u futur në territorin e Republikës së Serbisë. Me hyrjen dhe kontrollet e policisë së Kosovës në Manastirin e Zveçanit, u zbulua një arsenal i jashtëzakonshëm armatimi të nivelit të lartë, sipas referimit nga Policia e Kosoves, me vlerë prej afro 5 milion euro. Prej një jave Ministria e Brendshme e Kosovës ka bërë publike, bazuar në prova të pakundërshtueshme, faktin se sulmi i komandos mbi Policinë e Kosovës në datë 24 shtator në Zveçan, nuk ishte një incident i shkëputur apo një akt terrorist i kufizuar, por pjesë e një strategjie të qartë për të zgjeruar aktivitetin diversionist në Zveçan e në komuna të tjera me synim aneksimin e një pjese të territorit të Kosovës të përbërë nga katër Komunat Veriore të Mitrovicës.
 Jo vetëm pjesmarrja e një eksponenti të larte politik, numrit dy të Listës Serbe, Radojçiç, në komandën e këtij grupi, as vetëm shpallja e zisë kombëtare nga Republika e Serbisë në nderim të terroristëve të asgjësuar, por dhe materiale e fakte, pamje filmike e dokumenta mbi stërvitjen, pajisjen me armatim, mbështetjen logjistike dhe politike, tregojnë qarte se pas këtij akti qëndron Beogradi. Aneksimi de facto me dhunë i një pjese të territorit të Republikës së Kosovës, me proxi apo duke detyruar nën dhunë pjesë të popullatës apo institucione fetare në Veri të Kosovës, është një akt agresioni me pasoja shumë të rënda për paqen e stabilitetin e rajonit.
 
Në mënyrë të njëzëshme ishte i menjëherëshëm reagimi nderkombetar në dënim të këtij akti, dhe në kërkesën për mbajtjen e përgjegjësisë së autoreve dhe nxitesve të kësaj ngjarjeje.  Klasa politike në Kosovë reagoi e unifikuar, sikurse edhe mbarë opinioni publik në hapsirën shqiptare në Ballkan. Nga qeveria shqiptare reagimet erdhen kontradiktore. Ndërsa nga një anë dënohej akti, nga ana tjetër hezitohej të thirrej në përgjegjësi për këtë akt Beogradi dhe Presidenti Vuçiç. Postimet në rrjetet sociale të Kryeministrit, në të cilat cilësohej ngjarja e ndodhur si një “tragjedi” krijuar konfuzion në lidhje me qëndimin e parë të Kreut të Qeverisë në lidhje me ngjarjen. Sikur kjo të mos mjaftonte në konferencën për shtyp Kryeministri Rama, i fundit nga radha i drejtuesve politik të shumë vendeve fqinje dhe partnere, me se fundmi deklaroi përgjegjësinë e Serbisë mbi ngjarjen.
 
Në të njëjtën konferencë Kryeministri, në mënyrë të cuditshme dhe të papranueshme kërkoi “…marrjen e Veriut të Kosovës nën kontroll nga KFOR”. Të njëjtën kërkesë ditë më parë e kishte bërë po ashtu në një konferencë për shtyp presidenti Serb Vuçiç. Kerkesa u refuzua publikisht dhe unanimisht nga institucionet e Kosovës, në të gjitha nivelet,dhe u deklarua si e pakonsultuar me Qeverinë e Kosovës, madje një propozim që cënon interesat dhe sovranitetin e Kosovës.
 
Kërkesa për marrje nën kontroll nga KFOR të veriut të Kosovës është një shpallje de facto e protektoratit ndërkombëtar mbi një pjesë të territorit të shtetit sovran të Kosovës. Kërkesa cënon sovranitetin e Kosovës mbi atë pjesë të territorit të saj, si dhe kompromenton autoritetin e Policisë së Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës. Kërkesa injoron thelbin e prezencës dhe mandatit të KFOR, si dhe raportin e saj me Policinë e institucionet e Republikës së Kosovës. Kërkesa e Kryeminsitrit Rama injoron faktin se NATO e KFOR janë në Kosovë për të mbështetur pavarësinë e sovranitetin e saj dhe jo për t’a dëmtuar apo asgjësuar atë.
 
Bazuar në sa më sipër me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me qëndimin zyrtar të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, hapat që parashikohen të ndërmerren dhe qëndrimet në raport me zhvillimet e pritshme në marrdhëniet ndërshtetërore në Ballkan, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 80, pika 1 të Kushtetutës dhe të nenit 96 pika 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • o ju mbylltë: 02/10/2023 17:50

    Kërkoni interpelancë me Kurtin më mirë...

    Përgjigju
  • Linda: 02/10/2023 16:34

    Ne nje moment kaq kritik per Kosoven partia demokratike 1 dhe partia demokratike 2 akoma vazhdojn te ndare dhe si Bardhin dhe Bashen nuk i perfill me njeri per pallavrat qe flasin.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 02/10/2023 16:14

    Qente politikane te Tiranes,qofshin pozite apo opozite dhj*sin ne nje qyp te perbashket dhe kane çuar e çojne uje ne mullirin e Beogradit.

    Përgjigju
  • ina: 02/10/2023 14:07

    Shyqyr o derezi qe u zgjove nga gjumi

    Përgjigju
  • Ema: 02/10/2023 14:06

    Gjalle qenka ky Basha

    Përgjigju
  • Besa: 02/10/2023 13:39

    Ky basha negativi rri e rri “ha” najher

    Përgjigju
  • visi: 02/10/2023 13:34

    Partia e LUL BRAVES eshte shum e zgjuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?